Ambasadorët e QUINT-it i shkuan sot në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Takimi i tyre ishte i paparalajmëruar teksa i pari i Qeverisë tanim ka njoftuar për përmbajtjen që është diskutuar aty.
Ai në një postim në X, tha se i “përditësoi” ambasadorët mbi zhvillimet e fundit në dialog, ashtu siç rëndom ndodh në takime me ta.
Madje, ai pati një falënderim të posaçëm për BE-në.
“Sot u takova me ambasadorë të akredituar në Kosovë për t’u ofruar atyre përditësimet më të fundit mbi dialogun, siç është praktika jonë e zakonshme. Fillova duke shprehur mirënjohje për BE-në dhe SHBA-në. për përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit”, shkroi Kurti.
“Gjithashtu theksova se nëse do të ishte vetëm në dorën e Kosovës, do të kishim arritur një marrëveshje dhe tashmë do të ishim në proces të zbatimit të saj. Kosova është ende e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore, Aneksin e Zbatimit dhe draftin e 21 tetorit. Serbia vazhdon të refuzojë.