Kullat e Jasharajve ende të parenovuara, rrezikojnë të shemben e historia e lirisë të zhduket

Kullat e Jasharajve, që bënë kthesën e madhe historike, edhe pas 23 vjetësh, vazhdojnë të jenë të dëmtuara shumë e të parenovuara asnjëherë, megjithatë vazhdojnë të qëndrojnë si letërnjoftim i luftës për liri.

Vizitorët shprehen të zhgënjyer me mosrenovimin e këtij kompleksi. Por, nga Ministria e Kulturës thonë se tashmë është ngritur juria vlerësuese për t`i shqyrtuar propozimet që kanë ardhur nga tri studio projektuese prestigjioze evropiane për projektin përfundimtar për Kompleksin Memorial `Adem Jashari` prej 450 hektarësh.

Është vendi ku ndryshoi rrjedha e historisë së Republikës.

Kategoritë
BotaLajme