Kuka: Me xhudo të Kosovës, ujë dhe zjarr s’ka lojë

Kosova ka siguruar medaljen e artë në “Grand Slamin” e xhudos, që është duke u zhvilluar në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Të artën Kosovës ia siguroi xhudistja Nora Gjakova, e cila mposhti në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani, përballje kjo në kuadër të kategorisë deri në 57-të kilogramë, përcjell KosovaPress.

Me këtë rast, trajneri Driton Kuka shfrytëzoi rastin që përmes rrjetit të tij social “Facebook”, të tregoj se vlerat e Kosovës tregohen në arenën sportive.

“Me ujë, zjarr e me xhudon e Kosovës s’ka lojë! Se njohin shtetin tonë ende por atje Nora Gjakova fort e mirë ju tregoj vlerat tona. Vlerat janë në arena sportive atje ku ndërtohet imazhi i popullit tonë e jo ndryshe! Kosova mbi të gjitha …”, shkruante në postimin e Kukës në “Facebook”.

Ekipi i xhudos po përfaqësohet në Tbilisi edhe me Akil Gjakovën, Loriana Kukën e Laura Fazliun.

Kategoritë
LajmeVendi