Komuna e Prizrenit ende nuk i ka realizuar pagesat për mbështetje financiare për prindërit e fëmijëve të lindur gjatë vitit 2023, shkruan Gazeta e Re
Në fillim të muajit maj të këtij viti, u premtua se të gjitha pagesat për mbështetje financiare për prindërit e fëmijëve të lindur gjatë vitit 2023 do të realizoheshin deri në fund të muaji qershor, megjithatë kjo nuk u realizua ku prindërit që kanë aplikuar për këtë mbështetje nga komuna janë ende në pritje të përfitimeve të premtuara.
Kjo vonesë ka shkaktuar shqetësim dhe pakënaqësi të thellë mes prindërve të cilët kanë planifikuar financat e tyre bazuar në këto pagesa. Shumë prindër kanë bërë plane dhe kanë bërë shpenzime të konsiderueshme duke besuar se mbështetja financiare do të ishte në dispozicion në kohën e premtuar.
Një nga prindërit, i cili dëshiron të mbetet anonim, duke folur për redaksinë tha: “Ne kemi aplikuar me kohë dhe kemi dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme. Na u tha se do të marrim pagesat deri në fund të qershorit, por tani jemi në korrik dhe ende asgjë nuk është bërë. Kjo po na shkakton shumë vështirësi financiare.”
Komuna nuk ka dhënë ende një shpjegim të qartë për arsyen e vonesës. Megjithatë, është e rëndësishme të marrin masa të shpejta për të zgjidhur këtë çështje dhe të sigurojnë që prindërit të marrin mbështetjen e premtuar sa më shpejt që të jetë e mundur.
Prindërit e prekur nga kjo vonesë kërkojnë përgjigje dhe veprime konkrete nga autoritetet komunale./Gazeta e Re