Kryetarin e ri të parlamentit në Kanada e “tërhoqën me forcë” deri te karrigia: A e dini prej nga vjen kjo traditë e pazakontë?

Anëtarët e parlamentit në Kanada zgjodhën deputetin liberal Francis Scarpaleggia si kryetar të Dhomës së Ulët, dhe deri te karrigia e sollën “me forcë” liderët e pushtetit dhe opozitës në parlament – pjesë e një tradite shekullore gjatë zgjedhjes së kryetarit.

Bëhet fjalë për një traditë angleze që daton që nga shekulli XIV, kur mbajtja e kësaj detyre mund të ishte shumë e rrezikshme.

Kryetari i parlamentit ishte njëkohësisht ndërmjetës midis parlamentit dhe mbretit, e mbretërit e asaj kohe nuk ishin shumë kompromisues dhe shpesh nuk donin të dëgjonin lajme apo kërkesa që u sillte kryetari i parlamentit. Prandaj disa spikerë edhe fizikisht kundërshtonin emërimin në këtë post.

Kjo traditë e “tërheqjes” së kryetarit deri te karrigia ka mbijetuar deri sot dhe shërben për të treguar në mënyrë simbolike përgjegjësinë që sjell ky funksion dhe fajin e mundshëm në rast të një drejtimi të papërgjegjshëm të parlamentit.

Ndërsa liderët e partive në pushtet dhe opozitë, Mark Carney dhe Andrew Scheer, e shoqëronin kryetarin e ri, në sfond dëgjohej duartrokitja nga të gjithë deputetët pa marrë parasysh përkatësinë partiake, gjë që dëshmon për një nivel të lartë demokracie në parlamentin kanadez.

Kategoritë
BotaLajme