Kryetari Shaqir Totaj priti sot një delegacion turk, të udhëhequr nga Kryetari i Ankarasë, Mansur Yavaş, i cili po qëndron për vizitë në Prizren.
Kryetari Totaj, përveç që e njoftoi z. Yavaş për karakteristikat e qytetit dhe mënyrën e jetesës, diskutuan edhe për krijimin e mundësive të bashkëpunimit me kryeqytetin e Turqisë, sidomos në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, kulturës dhe sportit.
Gjithashtu, Kryetari Totaj shprehu mirënjohjen për Republikën e Turqisë, për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës në ndërtimin e institucioneve dhe forcimin e tyre.