Kryetari Latifi: Vijnë nga Malisheva për të lindur në Rahovec, marrin 500 Euro

Komuna e Rahovecit, ka lënë mbrapa të gjitha komunat sa i përket subvencionit më lindjeve në këtë komunë.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin ku për çdo lindje në maternitetin e QKMF-së në Rahovec, do të mbështet me nga 500 euro.

Ky i fundit në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se ka raste nga Malisheva që vijnë për të lindur në këtë klinikë, ku dhe marrin 500 euro për lindjen e bebes.

Mes tjerash ai nënvizoi se kanë dy gjinekolog të përgatitur e me përvojë.

“Kemi raste që vijnë dhe gra nga Malisheva për të realizuar lindjen në Rahovec, ato i mbështesim. Ata që janë të shqetësuar t’i aderojnë këto probleme, por tek qendra jonë shëndetësore kemi dy specialistë të jashtëzakonshëm të cilët janë në dispozicion, bashkë me mami. Dikur kishte mungesë të gjinekologëve, por tani kemi dy dhe me përvojë”, tha ai

Kategoritë
LajmeVendi