Kryetari i ri i Listës Serbe mohon pretendimet e Kurtit për ‘mbledhjen në Rashkë me Radoicic’

Zlatan Elek, tash në krye të partisë zgjatim të asaj të presidentit serb Aleksandar Vucic ka mohuar pretendimet se kanë mbajtur takim në Serbi ku prezent ishte edhe famëkeqi lider i grupit terrorist të Banjska, Milan Radoicic, e së paku në letër tash jashtë Listës Serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje shkroi në Facebook se “në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq” dhe me këtë shtoi se zyrtarë të Listës Serbe kanë zhvilluar atje takim mobilizues për të mbështetur Partinë Progresive Serbe të Aleksandar Vucic, teksa shtoi se “ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore”.

Kryetari i ri i Listës Serbe, Zlatan Elek, e ka quajtur “qesharak” këtë deklarim të Kurti teksa mohoi se kanë zhvilluar takime të këtilla.

 

“E mohoj plotësisht këtë. Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka Milan Radoiçiq me Listën Serbe”, tha Elek për KoSSeV, teksa shtoi edhe se “nuk jam në dijeni rreth takimevre të këtilla dhe deklarimeve të Albin Kurtit”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi