Kryesia e LDK-së mban mbledhje, thonë se nuk janë në dorëheqje

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot mban mbledhje lidhur me përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Megjithatë në ditën kur ishte njoftuar për dorëheqjen e Isa Mustafës nga kreu i partisë është thënë se edhe Kryesia është në dorëheqje, sot nga kjo pari është thënë se Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje.

Lexoni të plotë njoftimin:

“Sqarim për opinionin publik

Sot, do të takohet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit.

Vetëm Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së”.

Kategoritë
LajmeVendi