Kryeministri slloven “ngatërron” Kur’anin me Manifestin Komunist, reagime

Komuniteti Islam në Slloveni reagoi ndaj një cicërime të kryeministrit vendas Janez Janša në Twitter, duke thënë ishin të befasuar nga fakti që ai u shpreh se “Kur’ani ishte libri që shkaktoi më shumë vdekje, vuajtje dhe shtypje, varfëri dhe prapambetje shoqërore”.

“Ne e dënojmë me forcë këtë mënyrë të trajtimit të Librit të Shenjtë dhe krahasimin e thjeshtuar të propagandës me Manifestin Komunist”, thuhet në faqen e internetit të Komunitetit Islam të Sllovenisë, duke theksuar se ata presin më shumë respekt në publik nga ata që janë në pushtet dhe që të mos përdorni fuqi për të nxitur urrejtjen.

Ata besojnë se vendi që mban presidencën e Bashkimit Evropian duhet të kujdeset që të respektojë fetë, kulturat dhe bazat e tjera mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian.

Kujtojmë: kryeminsitrin slloven Janez Janša njihet për qëndrimet e tij kontraverse në disa raste.

Kategoritë
BotaLajme