Kryediplomati turk Fidan takohet me homologun amerikan Blinken

Para Turqisë, Blinken vizitoi Izraelin, Jordaninë, Bregun Perëndimor, Administratën Greke të Qipros Jugore dhe Irakun, kurse më pas pritet të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Indinë

Minstri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, është takuar në Ankara me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Fidan dhe Blinken para takimit kokë me kokë u shfaqën para mediave.

Para Türkiyes, Blinken kishte vizituar kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv, në kuadër të turit të tij në Lindjen e Mesme.

Më pas ai vizitoi kryeqytetin e Jordanisë, Aman, ku zhvilloi një takim me homologët e tij nga Jordani, Egjipti, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) lidhur me sulmet e Izraelit në Gaza.

Blinken më pas zhvilloi një vizitë “surprizë” në Bregun Perëndimor duke u takuar me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.

Kryediplomati amerikan më pas Bregut Perëndimor vizitoi Administratën Greke të Qipros Jugore, ku u takua me liderin Nikos Christodoulides, kurse pastaj në Bagdad e takoi kryeministrin Mohammed Shia Al-Sudani, me të cilin i diskutoi zhvillimet në Gaza.

Blinken pas Ankarasë pritet të vizitojë Tokion, Seulin dhe New Delhin.

Kategoritë
BotaLajme