Kryediplomati gjerman gjatë vizitës në Norvegji bën thirrje për forcimin e parandalimit të NATO-s në Arktik

“Rusia po vazhdon të zgjerojë praninë e saj ushtarake këtu në Arktik dhe po përpiqet të rrisë ndikimin e saj në rajon”, tha Wadephul

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, ka bërë thirrje për forcimin e parandalimit ushtarak të NATO-s përgjatë krahut verior të aleancës, duke paralajmëruar për zgjerimin e pranisë ushtarake të Rusisë në Arktik, transmeton Anadolu.

“Rusia po vazhdon të zgjerojë praninë e saj ushtarake këtu në Arktik dhe po përpiqet të rrisë ndikimin e saj në rajon”, tha Wadephul në një konferencë të përbashkët për media në Bodo me homologun e tij norvegjez, Espen Barth Eide.

Wadephul tha se siguria në Veriun e Lartë është jetike për të gjithë Evropën, duke theksuar kabllot strategjike nënujore të rajonit, infrastrukturën kritike, rrugët detare dhe korridoret ajrore që furnizojnë Gjermaninë dhe kontinentin.

“Qoftë rrugët detare dhe ajrore, kabllot nënujore, furnizimet me energji apo lëndët e para kritike… çështjet që lidhen me sigurinë, prosperitetin dhe klimën tonë përcaktohen në Veriun e Lartë. Prandaj, siguria e Veriut të Lartë është gjithashtu siguria jonë”, tha ai.

Ai e përshkroi Norvegjinë si “radarin e paralajmërimit të hershëm të NATO-s” në rajon dhe u bëri thirrje aleatëve të forcojnë qëndrimin e tyre të parandalimit dhe mbrojtjes, me një fokus më të madh te zhvillimet në Veriun e Lartë dhe Arktik.

Gjatë vizitës, Wadephul dhe Eide vizituan selinë e Forcave të Armatosura Norvegjeze në Bodo. Ata gjithashtu kishin planifikuar të vizitonin Qendrën e Përbashkët të Operacioneve Ajrore të NATO-s, e cila koordinon operacionet ajrore në të gjithë Detin Baltik, Veriun e Lartë dhe Atlantikun e Veriut.

Kategoritë
BotaLajme