Kriza në Veri, BE: E dimë kush çfarë bën, për sanksione vendosin shtetet anëtare

Bashkimi Evropian është i shqetësuar me situatën në veri të Kosovës. Zëdhënësi, Peter Stano, deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të kujdesen për të deeskalaur situatën dhe të përqendrohen në normalizimin e marrëdhënieve.

Ai theksoi se BE-ja dënon të gjitha incidentet dhe sulmet e dhunshme që po ndodhin në veri të Kosovës.

“Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare po e ndjekin situatën në terren në Kosovë me shumë vëmendje dhe Bashkimi Evropian është i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri konkretisht, dhe ne i dënojmë, natyrisht, të gjitha incidentet dhe sulmet e dhunshme që ndodhin atje”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova