Krijuesi i dronëve Bayraktar në përvjetorin e gjenocidit: Plagët janë ende të freskëta

Biznesmeni turk dhe krijuesi i dronëve Bayraktar, Selçuk Bayraktar ka njoftuar në rrjetet sociale me rastin e 29-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Bayraktar ndau mesazhin që u dërgoi viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

“Gjenocidi është një tregues se si njerëzit mund të kthehen në monstra kur humbasin vlerat e tyre morale. Të gjithë vëllezërve dhe motrave të mia boshnjake që ende ndjejnë dhimbje, u uroj durim nga Allahu. U prefshin në paqe shpirtrat e dëshmorëve tanë”, shkruan Bayraktar  në rrjetin social X.

Në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit sot përkujtohet 29 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë. Si pjesë e përkujtimit, do të ketë një përkujtim, funeral dhe varrim për 14 mbetjet e identifikuara të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.

Kategoritë
BotaLajme