Kreu i opozitës italiane: Mos vrisni palestinezët në emër të Italisë

Lideri i partisë opozitare Lëvizja Pesë Yjet (M5S) dhe ish-kryeministri italian Giuseppe Conte i ka bërë thirrje qeverisë së ekstremit të djathtë të Italisë të ndalojë dërgesat e armëve në Izrael.

Conte kritikoi “mungesën e guximit” të qeverisë në zgjidhjen e konfliktit në Gaza. Ai bëri thirrje për ndalimin e furnizimit me armë për Izraelin.

“Ne nuk duam që emri i Italisë dhe frika e saj të jenë të pashlyeshme në ato bomba. Për ta bërë këtë, ju duhet vetëm një gjë që ju mungon: guximi. Mos vrisni palestinezët në emër të Italisë,” tha Conte, duke iu drejtuar ministrit Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Antonio Tajani.

Conte iu referua “qëndrimit frikacak” të qeverisë kur, më 27 tetor, OKB miratoi një rezolutë për një armëpushim humanitar në Gaza me abstenimin e Italisë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbrojti vendimin e qeverisë për të abstenuar nga votimi.

“Ky ishte pozicioni më i balancuar nga të gjitha pozicionet e mundshme. Nuk është rastësi që ky është qëndrimi i shumicës së vendeve të BE-së, evropiane dhe G7,” tha Meloni në atë kohë.

Kategoritë
BotaLajme