Kreu i Këshillit Evropian: Është tronditëse të shikosh pamjet në Washington sonte

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas incidenteve në Washington, shprehu bindje se transferimi i administratës në SHBA do të bëhet në mënyrë paqësore.

Në një deklaratë në median sociale, Michel tha se Kongresi Amerikan është “tempulli i demokracisë”, transmeton AA.

“Është tronditëse të shikosh pamjet në Washington sonte. Ne besojmë se administrata në SHBA do t’i transferohet Joe Biden-it në një mënyrë paqësore”, tha Michel.

Mbështetësit e Trump-it u futën në Kongres gjatë ditës teksa ligjvënësit duhej të mblidheshin në një sesion të përbashkët të Kongresit që tradicionalisht është një rutinë e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen forcat e sigurisë që shënjestrojnë me pistoleta teksa protestuesit u përpoqën të futen në Dhomën e Përfaqësuesve ku duhej të bëhej numërimi i votave.

Sipas raportimeve, një grua është vrarë, ndërsa shumë zyrtarë të policisë janë plagosur.

Kategoritë
BotaLajme