Kremlini: Dënojmë fuqishëm sulmin që çoi në vdekjen e liderit të Hamasit

“Veprime të tilla janë kundër përpjekjeve për vendosjen e paqes në rajon”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se Rusia “dënon fuqishëm” vrasjen e shefit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh

Në deklaratën e tij për gazetarët, Peskov reagoi për vrasjen e liderit të Hamasit, Haniyeh.

Duke theksuar se veprime të tilla janë kundër përpjekjeve për vendosjen e paqes në rajon, Peskov tha se ata besojnë se kjo mund të destabilizojë ndjeshëm situatën tashmë të tensionuar.

“Dënojmë fuqishëm sulmin që çoi në vdekjen e shefit të Byrosë Politike të Hamasit Ismail Haniyeh”, tha ai.

– Vrasja e liderit të Hamasit në Iran

Haniyeh ndodhej në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri iranian Massoud Pezeshkian.

Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane njoftoi në një deklaratë mëngjesin e 31 korrikut se një sulm është kryer në rezidencën e Haniyeh në Teheran.

Ndërsa Irani dhe Lëvizja Hamas fajësuan Izraelin për vrasjen, zyrtarët izraelitë u përmbajtën nga deklaratat për incidentin.

Ismail Haniyeh u zgjodh kryetar i Byrosë Politike të Hamasit nga Këshilli Shura i Hamasit më 6 maj 2017, duke zëvendësuar Khaled Meshaal-in.

Kategoritë
BotaLajme