Kremlini: Delegacioni rus do të jetë i gatshëm për bisedimet e 2 qershorit me Ukrainën në Stamboll

“Ekipi negociator rus po niset për në Stamboll dhe do të jetë gati për raundin e dytë të negociatave të hënën në mëngjes”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se duhet të arrihen rezultate nga takimet midis delegacioneve për bisedime të nivelit të lartë në çështjen e Ukrainës, transmeton Anadolu.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Moskë, Peskov tha se ekipi negociator rus po niset për në Stamboll.

Peskov theksoi se çështja e sigurisë evropiane duhet të konsultohet me evropianët. “Nuk mund të bëjmë pa ta. Por në agjendën e takimit që do të mbahet në Stamboll të hënën do të jenë negociatat e drejtpërdrejta Rusi-Ukrainë”, tha ai.

Duke theksuar se delegacioni rus do të jetë gati për negociatat e 2 qershorit në Stamboll, Peskov tha se “Ekipi negociator rus po niset për në Stamboll dhe do të jetë gati për raundin e dytë të negociatave të hënën në mëngjes”.

Ndaj pyetjes në lidhje me mundësinë e një samiti në Turqi midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, presidentit rus, Vladimir Putin, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Peskov u përgjigj se “Para një takimi të tillë, duhet të merren rezultate nga bisedimet e drejtpërdrejta midis delegacioneve të dy vendeve. Nëse merren rezultate, sigurisht që mund të flasim për kontakte të nivelit të lartë”.

Ai ka theksuar se shpresojnë që memorandumet e përgatitura nga Rusia dhe Ukraina do të diskutohen në raundin e dytë të bisedimeve në Stamboll.

“Tani për tani, të gjithë po përqendrohen në negociatat e drejtpërdrejta Rusi-Ukrainë. Po punohet për të hartuar një listë të kushteve të përkohshme të armëpushimit. Bashkë me këtë siguria e lundrimit në Detin e Zi do të bëhet në një mënyrë pjesë e zgjidhjeve të ardhshme”, tha Peskov.

Kategoritë
BotaLajme