KQZ-ja thotë se s’ka autorizuar askënd të bëjë sondazhe në emër të tyre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është distancuar nga publikimi në medie i një sondazhi për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit për të cilin u raportuar se është bërë nga KQZ-ja

Në mbledhjen e KQZ-së këtë çështje e ka ngritur Arianit Elshani nga PDK-ja i cili ka kërkuar që këto sondazhe të demantohen.

Ndërsa, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha së ata se kanë autorizuar askënd për të bërë sondazhe dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u besojnë.

“Ne s’i kemi dhënë askujt të drejtë të bëjë sondazhe në emër të KQZ-së, dhe do i  ftojmë qytetarët që mos t’iu besojnë”, tha Daka.

Kategoritë
LajmeVendi