KQZ-ja: Deri më tani janë rinumëruar 220 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri më tani janë rinumëruar 220 vendvotime nga 494 sa janë në proces të rinumërimit, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së

“Deri në këto momente janë rinumëruar 220 vendvotime. Kemi 40 njësi që po numëron pasu kemi shtuar kapacitete

Shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave më të fundit janë̈ hapur 34 mijë e 2 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga kemi të aprovuara 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime dhe 16 mijë e 288 zarfe të refuzuara. Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim:

•7 mijë e 281 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;

•5 mijë e 192 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;

•1 mijë e 126 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;

•2 mijë e 17 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);

•672 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeVendi