Kosovë, përkujtohet në 85-vjetorin e ndarjes nga jeta themeluesi i Türkiyes, Atatürk

Në Kosovë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 85-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Türkiyes, Mustafa Kemal Atatürk, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e mbajtur në rezidencën e Ambasadës së Türkiyes në Prishtinë morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Prishtinë Sabri Tunç Angılı, ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës njëherësh kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Fikrim Damka, deputetët e KDTP-së, Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, përfaqësues të institucioneve turke në Kosovë dhe shumë mysafirë të tjerë.

Ceremonia nisi në orën 9:05 minuta, në kohën kur Atatürk ndërroi jetë, me një minutë heshtjeje dhe intonimin e himnit kombëtar.

Në fjalën e tij në ceremoni, ambasadori Angılı tha se një nga fjalët më të rëndësishme të thënë nga Atatürk ishte “Pavarësia është karakteri im”. Angılı tha se tipari më i rëndësishëm që përcakton Republikën e Türkiyes është pavarësia e saj.

“Prandaj, ne përkujtojmë Atatürkun e madh, heronjtë tanë të luftës kombëtare dhe paraardhësit tanë që na dhanë këtë republikë me mëshirë, respekt, mirënjohje dhe me mall”, tha ai.

 

Kategoritë
LajmeVendi