Kosnett: Prokurorët të mos frikësohen nga llogaridhënia dhe të jenë shembull në shoqëri

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, me rastin e mbajtjes së Konferencës Vjetore të Prokurorëve duke kujtuar veprën e Anton Çettës tha se është shembull historik kur individi është përballur me rrezikun për të mbrojtur vlerat që i vlerëson lart.

Ai kërkoi nga prokurorët që të mos frikësohen nga llogaridhënia dhe të shërbejnë si shembull në shoqëri.

“Prokurorë, mbrojtës të viktimave dhe staf ndihmës – mbani në mend që publiku ju beson që të jeni prijës të sundimit të ligjit. Mos iu frikësoni llogaridhënies – përqafojeni atë. Kërkoni nga vetja, kolegët dhe prijësit tuaj që t’i përmbaheni standardit më të lartë ligjor dhe etik. Mbroni me forcë të drejtat e viktimat dhe siguroni dinjitet njerëzor për të akuzuarit.  Kërkoni drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh pozita e tyre në shoqëri. Dhe ju nxis t’i mbani këto standarde dhe të shërbeni si shembull në shoqëri edhe në jetën tuaj personale”, tha Kosnett.

Ambasadori amerikan u shpreh i bindur se prokuroret do të tregojnë forcën dhe zgjuarsinë e duhur për të rezistuar dhe mbizotëruar në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe ligjit.

Kategoritë
LajmeVendi