Kore e Jugut, rekord rastesh me COVID-19 në 24 orë

Koreja e Jugut njoftoi sot mbi 1 200 raste të reja me koronavirus (COVID-19), shifra më e lartë e njoftuar që prej shpërthimit të pandemisë, theksoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Agjencisë së kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë së Jugut, me 1 241 raste të reja dhe 17 viktima tjera në 24 orët e fundit, numri e rasteve arriti në 54 770 ndërsa numri i viktimave në 773, raporton ATSh.

Deri më tani 38 048 persona janë shëruar nga sëmundja.

Rastet ditore të vendit mbetën midis 800 deri në 1 078 gjatë javës së fundit.

Të hënën e kaluar, qeveria ashpërsoi kufizimet kundër COVID-19 në kryeqytetin Seul dhe zonat e saj përreth dhe ndaloi tubimet e pesë ose më shumë personave për të ndaluar përhapjen e virusit.

Kryeqyteti Seul, provinca Gyeonggi fqinje dhe Incheon janë tashmë nën nivelin 2,5, kufizimet e dyta më të larta të koronavirusit, ku tubimet e 50 ose më shumë personave janë të ndaluara.

Më herët, kryeministri Chung Sye-kyun u bëri thirrje autoriteteve shëndetësore dhe qeverive lokale të përgjigjen “në mënyrë rigoroze” ndaj shkeljeve të rregullave të distancës fizike.

Kategoritë
BotaLajme