Rënia e temperaturave në rajon shkaktoi reshje bore në zonat e larta në rrafshnaltën Ovit, duke krijuar një peizazh mahnitës dhe të papritur për këtë periudhë të vitit.
Derisa Evropa po përballet me një valë të të nxehtit që sjellin temperatura të larta dhe kushte të thata, në verilindje të Turqisë, përkatësisht në rrafshnaltën Ovit në Rize natyra ka suprizuar me reshje bore në mes të verës, raporton Anadolu.
Rënia e temperaturave në rajon shkaktoi reshje bore në zonat e larta në rrafshnaltën Ovit, duke krijuar një peizazh mahnitës dhe të papritur për këtë periudhë të vitit.
Rrafshnalta Ovit u mbulua nga një shtresë e bardhë bore, duke krijuar një kontrast të pazakontë me motin e nxehtë që po përjetojnë vendet evropiane.
Banorët dhe turistët në zonë shijojnë këtë ngjarje të rrallë, derisa autoritetet paralajmërojnë për kujdes në lëvizje për shkak të kushteve të papritura.