Konfirmohet: Vdes e moshuara që u godit nga kamioni në Fushë Kosovë

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar aksidentin e ndodhur sot në Fushë Kosovë.

Ajo tha se sot gjatë orës 10:00 në rrugën “Hajrullah Zymi” ka ndodhur një aksident trafiku, ku një kamion kishte goditur këmbësoren.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja nuk ka arritur t’i përballonte plagët dhe ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Lidhur me rastin, policia ka nisur një hetim, ku ndërkohë ngasësi i kamionit është shoqëruar në stacion policor.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion) . Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë . Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor.”, tha Ahmeti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi