Komuna e Prizrenit fillon me testet rapide dhe në QMF-të e disa fshatrave

Duke filluar nga data 2 mars 2021, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, testet e shpejta  (rapide) për COVİD-19, ka filluar t’i realizojë edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçanë, Korishë, Zhur, si dhe në QMF 1 dhe QMF-të e lagjeve Tusus dhe Kurilla në Prizren,  duke u bërë kështu Komuna e parë në Kosovë që  kryen këto teste në QMF-të e fshatrave të saj.

Me këtë rast kryetari I Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se ky vendim është marrë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, me qëllim të uljes së intensitetit të punës në QKMF dhe QMF në Bajram Curr, dhe po ashtu me qëllim të eliminimit të lëvizjeve të qytetarëve, eventualisht të prekur me COVID-19, gjë që e parandalon përhapjen e virusit.

Kujtojmë se përveç këtyre testeve, Komuna e Prizrenit është njëra nga komunat e para në Kosovë, që ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar edhe:

✅Testet e D-Dimer-it,

✅Rentgenin e mushkërive,

✅Analizat tjera të nevojshme dhe

✅Testet serologjike,

DSH-ja apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten, familjen dhe miqtë e tyre duke mbajtur maskën, distancën dhe pastërtinë.

Kategoritë
LajmeVendi