Sipas dëshmitarëve okularë, dhjetëra kolonë fanatikë që jetojnë në vendbanimin Beit El bllokuan hyrjet e qyteteve Ramallah dhe Al-Bireh me gurë dhe kontejnerë, duke penguar kalimin e palestinezëve
Dhjetëra kolonë hebrenj bllokuan rrugët në qytetet Ramallah dhe Al-Bire në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Sipas dëshmitarëve okularë, dhjetëra kolonë fanatikë që jetojnë në vendbanimin Beit El bllokuan hyrjet e qyteteve Ramallah dhe Al-Bireh me gurë dhe kontejnerë, duke penguar kalimin e palestinezëve.
Forcat izraelite u vendosën gjithashtu në zonë për të mbrojtur kolonët hebrenj.
Nga ana tjetër, sipas informacioneve të marra nga burime lokale, kolonët hebrenj sulmuan familjet palestineze në luginën e Jordanit në verilindje të Bregut Perëndimor.
Një grup kolonësh hebrenj sulmuan fshatin Humsa et-Tahta, duke hedhur gurë drejt shtëpive dhe duke i vënë flakën disa pronave.
Mbrëmë, kolonët fanatikë hebrenj dogjën automjetet e palestinezëve në qytetin Kafr Qasim në Bregun Perëndimor.