Sistemi Tianyan i takon një kategorie të re të platformave ajrore pa pilot të nisura nga granata topi, duke kombinuar teknologjinë e artilerisë me misionet e zbulimit me dronë.
Droni Tianyan është projektuar për sistemet e artilerisë me kalibër 155 mm, dhe vetë droni vendoset në një kapsulë prej çeliku inox me qëndrueshmëri të lartë.
Idenë e pajisjes së armëve me granata që lëshojnë mjete fluturuese pa pilot e propozuan për herë të parë në vitin 2013, me emrin “Tianyan” (Sy qiellor), gjatë një gare ushtarake kineze për zhvillimin e aeroplanëve konceptualë të rinj.
Për vite me radhë, ekspertët dyshonin nëse komponentët elektronikë mund të mbijetonin në ambientin me G-forcë të lartë gjatë nisjes nga topi.
Projekti u rimëkëmb nën drejtimin e inxhinierit kryesor Huang Yunluan, i cili hodhi poshtë elektronikën në favor të zgjidhjeve krejtësisht mekanike. Ekipi i tij i nënshtroi sistemin testimeve rigoroze të përplasjes dhe simulimeve të avancuara të stresit të brendshëm, për t’u siguruar që droni të mbijetojë në kushtet më ekstreme.
Pika kyçe e avantazhit të Tianyan-it qëndron në aftësinë e tij për të dërguar shpejt dronë thellë në zonat e mbrojtura, pa u mbështetur në platformat tradicionale nisëse që janë të cenueshme. Ky sistem shfrytëzon infrastrukturën ekzistuese të artilerisë, çka e bën atë ekonomik dhe më të vështirë për t’u zbuluar apo ç’aktivizuar.