Kim: S’duhet të lejojmë Kinën të sfidojë sistemin ndërkombëtar. Vijojmë punën me Shqipërinë e aleatë të tjerë

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim shprehet se Kina nuk duhet lejuar të sfidojë sistemin ndërkombëtar dhe të qëndrueshëm të vlerave dhe marrëdhëniese.

Sipas diplomates amerikane, SHBA do të punojë me Shqipërinë dhe aleatë të tjerë për të ruajtur dhe kultivuar këto vlera.

“Ne nuk duhet të lejojmë Kinën të sfidojë sistemin ndërkombëtar të qëndrueshëm & të hapur-rregullat, vlerat & marrëdhëniet e bëjnë të funksionojë si duam ne.  

SHBA do punojnë me Shqipërinë & aleatë e partnerë të tjerë për të mbështetur vlerat, interesat & të ardhmen tonë”! shprehet ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kategoritë
BotaLajme