KFOR: Ushtarët shqiptarë dhe austriakë përfundojnë dislokimin në Kosovë

Forcat shqiptare dhe austriake të Forcës Rezervë Operacionale Shumëkombëshe (ORF) kanë përfunduar sot dislokimin e tyre në Kosovë, duke marrë vendin e njësive bullgare dhe greke në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR.

Nga KFOR përmes një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se Forca Rezervë Operacionale përforcon aftësitë operacionale dhe gatishmërinë e KFOR-it për çdo skenar të mundshëm. Rotacioni ndihmon që trupat të mbeten të përqendruara dhe të trajnuara mirë.“Forca Rezervë Operacionale (ORF) përforcon aftësitë operacionale dhe gatishmërinë e KFOR-it për çdo skenar të mundshëm. Rotacioni i trupave ndihmon që ato të mbeten të përqendruara dhe të trajnuara mirë, në mënyrë që të përmbushin mandatin afatgjatë të Kombeve të Bashkuara të KFOR-it, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi