KFOR-i kroat nis patrullimet në bjeshkët e Istogut, bashkë me Policinë e Kosovës

KFOR-i kroat bashkë me Policinë e Kosovës kanë patrulluar bashkë në zonat kufitare në bjeshkët e Istogut, saktësisht në Lugun e Butë.

Me dy autoblinda, ushtarët kroat të KFOR-it kanë patrulluar zonën afër kufirit me Serbinë.

Tre ditë më parë afër kësaj zone, konkretisht në bjeshkët e Corrovodës në Istog xhandarmëria serbe ka kaluar vijat kufitare duke patrulluar në zonën e Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi