KFOR-i po vazhdon një fushatë ndërgjegjësuese për martesat e hershme në Kosovë.
Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, thuhet se një dukuri e tillë më së shpeshti ndodhë me fëmijët nën moshën 16-vjeçare, ku sipas tyre, kanë pasoja të rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike për vajzat dhe djemtë, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Zyra e Këshilltarit Gjinor të KFOR-it dhe Zyra për Marrëdhënie me Publikun vazhduan një fushatë ndërgjegjësuese për martesat e hershme, të cilat shpesh ndodhin nën moshën 16 vjeçare dhe kanë pasoja të rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike për vajzat dhe djemtë”, thuhet në postimin e plotë të tyre.
Njëherit, kanë bërë të ditur se një zyrtare e KFOR-it u takua me një grup vajzash në Mitrovicë, ku kanë shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e ndjekjes së shkollës, përfshirë rolin thelbësor që luan arsimi për zhvillimet personale dhe profesionale.
/Reporteri.net/.