Këto janë kushtet e serbëve për largim të barrikadave

Këto janë kushtet e serbëve për largim të barrikadave

Lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës janë kushte për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, në një protestë të mbajtur të enjten në Rudarë të Komunës së Zveçanit.

Protesta u mbajt në vendin ku ndodhet një nga nëntë barrikadat e ngritura nga grupe të serbëve lokalë, pas arrestimit të ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, më 10 dhjetor.
“Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk do të ketë tërheqje të barrikadave, sepse jemi lodhur duke pritur se kush prej nesh është i radhës në listën për arrestim apo ekzekutim vetëm pse jemi serbë”, tha Rakiq, kryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova