Këta janë kandidatët e tjerë për president të SHBA-së, por që nuk kanë asnjë gjasë të fitojnë

Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen gjatë ditës së nesërme (e martë), ku favorit kryesor për postin e të parit të shtetit më të fuqishëm në botë, SHBA-së, janë dy kandidatë.

Por, votuesit amerikanë që nuk duan të votojnë për kandidatët e partive më të mëdha, Donald Trump ose Joe Biden, do të kenë edhe disa të tjerë në zgjedhjet presidenciale. Disa janë më seriozë se të tjerët, transmeton Telegrafi.

Kanye West

Muzikanti njoftoi kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë në Twitter më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë Amerikane.

Sidoqoftë, ai plotësoi kriteret për t’u paraqitur në fletët e votimit në vetëm 12 nga 50 shtetet, kështu që matematikisht nuk ka asnjë shans që të bëhet president.

Fushata e burrit të Kim Kardashian, i cili ka çrregullim bipolar, provokoi më shumë pyetje sesa entuziazëm.

Mbështetësit e Donald Trump shpresojnë që reperi 43-vjeçar dhe ish mbështetësi i presidentit republikan do të arrijnë të devijojnë një pjesë të votave të votuesve me ngjyrë që e mbështesin Joe Biden.

Libertarët


Partia Libertarian, e cila mbetet shumë prapa “peshave të rënda” demokratike dhe republikane, është forca e tretë politike në vend.

Mbrojtësit e lirive personale, tregtia e lirë dhe legjislacioni minimal janë të vetmit palë të treta që paraqiten në fletëvotimet në të 50 shtetet.

Ish Guvernatori i New Mexicos, Gary Johnson fitoi 4.5 milionë vota në vitin 2016 si kandidat Libertarian, ose më shumë se tre për qind të “votave popullore”, duke thyer rekordin e partisë.

Kandidati i këtij viti është Jo Jorgensen, një profesor psikologjie 63 vjeçar, i cili mund të fitojë deri në katër për qind të votave, sipas sondazheve të opinioneve.

Partia e gjelbër


Kandidati i Partisë së Gjelbër, Jill Stein fitoi vetëm një për qind të votave katër vjet më parë.

Por shumë besojnë se Stein kontribuoi në humbjen e Hillary Clintonit duke fituar vota në shtetet kryesore, ku Donald Trump fitoi ngushtë, të tilla si Pensilvania, Michigan dhe Wisconsin, transmeton Telegrafi.

Kandidati i partisë në këto zgjedhje është një nga themeluesit e saj, 67-vjeçari Howie Hawkins nga Kalifornia, një mbështetës i sigurimit shëndetësor universal.

Hawkins pretendon të jetë autori i Planit të Ri të Gjelbër, i cili tani është përqafuar nga krahu progresiv i Partisë Demokratike.

Të tjerët


Colorado dhe Vermont janë shtetet me numrin më të madh të kandidatëve presidencialë në votim, 21 prej tyre.

Disa janë të lidhur me parti, të tilla, si Partia për Socializmin dhe Çlirimin, Partia Aleate ose Partia Kushtetuese, kandidati i të cilit Don Blankenship kaloi një vit pas hekurave pas një shpërthimi fatal në një minierë qymyri në pronësi të kompanisë së tij.

Prohibition Party, e cila po kërkon kthimin e ndalimit të alkoolit, ka një emër të famshëm në radhët e saj – Phil Collins, por ai nuk ka asnjë lidhje me muzikantin britanik.

Një tjetër “njeri i famshëm” është një kandidat i pavarur në 15 shtete të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Brock Pierce, tani i njohur për aktivitetet e tij të kriptovalutave, luajti si i ri në filmat Rosa të Vogla dhe Fëmija i Parë.

Kategoritë
BotaLajme