Disa përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar tek stacioni i policisës në qendër të Prishtinës.
Në murin e objektit kanë shkruar “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.
Duke kundërshtuar gjobat që po u jepen qytetarëve për mos respektim të masave antiCOVID dhe jo partive politike që po mbajnë tubime zgjedhore në kohë pandemie.