Kërkohet largimi nga lista e votuesve i mbi 11 mijë të vdekurve dhe atyre që posedojnë dokumente të UNMIIK’ut

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është diskutuar për validitetin e dokumenteve të votuesve. për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Alim Rama nga Këshilli për Operacione Zgjedhore në KQZ, ka kërkuar që në lista e votuesve të hiqen ata që ende janë të regjistruar me dokumente të UNMIK’ut.

“Duke marrë parasysh edhe zgjedhjet në Podujevë, dokumentet e UNMIKJ-ut që u ka skaduar validiteti dhe ndodhen në regjistrin civil krijojnë një pasaktësi në listat zgjedhore. Kërkojmë që të gjithë personat që janë të regjistruar me dokumente të UNMIK-ut dhe që ndodhen në lista të hiqen por në moment që lista e votuesve preliminare të mos i përfshije personat që kanë dokumente të UNMIK’ut”, ka thënë ai.

Rama më tutje kërkoi që nga listat e votuesve të largohen edhe personat e vdekur.

“Nga shënimet e Departamentet për Pensione në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, KQZ’ja e ka trajtuar listën e personave të vdekur gjatë vitit të kaluar. Aty ndodhen diku 23 mijë persona. Vitin e kaluar janë konfirmuar vetë 11 mijë e diçka dhe ne kërkojmë që ata të largon nga listat”, ka thënë më tutje ai.

Nga Këshilli për Operacione në KQZ është propozuar që edhe votimi i personave që jetojnë jashtë Kosovës të bëhet online.

“Kemi diskutuar që votimi i mërgimtarëve të bëhet online. Aplikimi i personave që janë jashtë Kosovës deri më tani është bërë vetëm duke plotësuar formularët, një hap më tutje kish me qenë që ky formular të jetë edhe online”, ka deklaruar ai.

Kategoritë
LajmeVendi