Kërkesa për shtyrje të zgjedhjeve, pas takimeve me tri parti opozitare, Hovenier shkon te Kurti

Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, sot është parë duke hyrë në qeveri. Vizita e tij në qeveri vjen pas takimeve me liderët opozitarë.

Hovenier gjatë ditës së djeshme ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi e atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërkaq sot ka takuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Arsyet e kësaj vizite të ambasadorit amerikan në qeveri nuk janë bërë ende publike.
Megjithatë, për këtë vizitë mund të aludohet se ka të bëjë me zgjedhjet në veri të Kosovës.

Në lidhje me këtë, kujtojmë se Hovenier, ka deklaruar se SHBA-të janë të shqetësuar se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes si dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin, që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria dhe siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jenë prioritet më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të ushtrojnë përmbajtje”, ka deklaruar Hovenier.

Përveç kësaj, ai është takuar është takuar edhe me Abdixhikun e LDK’së dhe Krasniqin e PDK’së.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi