Kërcënim ndaj një xhamie në Gjermani, sulm ndaj një restoranti turk në Francë

Një letër kërcënuese me përmbajtje islamofobike i është dërguar me postë një xhamie në qytezën Hufingen në landin gjerman të Baden-Wurttemberg.

jë letër kërcënuese me përmbajtje islamofobike i është dërguar me postë një xhamie në qytezën Hufingen në landin gjerman të Baden-Wurttemberg.

Në letrën e dërguar me postë xhamisë “Mescid-i Aksa”, që varet nga Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB) zënë vend shprehjet “Islami nuk i përket as Gjermanisë dhe as Evropës” dhe “Ne do të shkatërrojmë islamin dhe islamistët në Gjermani”.

Presidenti i Shoqatës së Xhamisë Mescid-i Aksa DITIB, Hakan Tasdemir deklaroi se letra e dërguar me postë me një pullë nga Villingen Schwenningen, që është 30 kilometra nga Hufingen, u raportua në departamentin e policisë dhe policia filloi një hetim për incidentin në fjalë.

Në qytetin e Nantes në veriperëndim të Francës u sulmua në mënyrë raciste një restorant që i përkiste turqve.

Të shkruarat mbi mure përmbanin mesazhe kundër islamit dhe Turqisë.

Kategoritë
BotaLajme