KEDS-i dhe Elektroseveri nënshkruajnë kontratë, Lajçak: Hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka nënshkruar një kontratë komerciale me kompaninë energjetike serbe Elektroserver.

Lajmin e ka bërë të ditur emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton lajmi.net.

Këtë hap, Lajçak e ka quajtur të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“E mirëpres nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever. Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur!”, ka shkruar sllovaku në platfomën “X”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi