“BBC, Agence France-Presse, Associated Press dhe Reuters bëjnë një thirrje të re të përbashkët drejtuar autoriteteve izraelite për të siguruar qasjen e gazetarëve ndërkombëtarë në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë
Agjencia franceze e lajmeve Agence France-Presse (AFP), agjencia amerikane e lajmeve The Associated Press (AP), agjencia britanike e lajmeve Reuters dhe transmetuesi britanik BBC u kanë bërë thirrje autoriteteve izraelite që të lejojnë gazetarët ndërkombëtarë të hyjnë në Gaza, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar në mediat sociale nga AFP, theksohet se AFP, AP, Reuters dhe BBC kanë kërkuar qasje të lirë në Gaza.
Në deklaratë thuhet se barra e raportimit të lajmeve në Gaza bie vetëm mbi supet e gazetarëve palestinezë, se gazetarët në rajon po paguajnë një çmim të lartë dhe se numri i dëshmitarëve të ngjarjeve po zvogëlohet.
“BBC, Agence France-Presse, Associated Press dhe Reuters bëjnë një thirrje të re të përbashkët drejtuar autoriteteve izraelite për të siguruar qasjen e gazetarëve ndërkombëtarë në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu vihet në dukje se anëtarët e shtypit ndërkombëtar duhet të hyjnë në rajon, të ndajnë barrën e gazetarëve palestinezë dhe t’i raportojnë ngjarjet botës.
Qeveria izraelite po i mohon shtypit qasjen në Gaza.