Katari gjatë vizitës së Trumpit nënshkruan marrëveshje prej 200 miliardë dollarësh për blerjen e avionëve nga Boeing

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Doha, së bashku me Emirin e Katarit, Trump tha se marrëveshja do të përfshijë 160 avionë Boeing, duke e cilësuar atë si një marrëveshje “rekord” në historinë 108-vjeçare të kompanisë

Katari ka nënshkruar një marrëveshje prej mbi 200 miliardë dollarësh me kompaninë amerikane të hapësirës ajrore Boeing për blerjen e një flote të re avionësh, derisa presidenti amerikan Donald Trump vizi3toi vendin, transmeton Anadolu.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Doha, së bashku me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, Trump tha se marrëveshja do të përfshijë 160 avionë Boeing, duke e cilësuar atë si një marrëveshje “rekord” në historinë 108-vjeçare të kompanisë.

“Është mbi 200 miliardë dollarë, por 160 për sa i përket avionëve, kjo është fantastike. Pra, ky është një rekord”, tha Trump.

Marrëveshja ishte një nga disa marrëveshjet e nënshkruara midis SHBA-së dhe Katarit.

Të tjerat përfshinin një deklaratë të përbashkët dypalëshe bashkëpunimi midis dy kombeve, një deklaratë qëllimi për bashkëpunim në mbrojtje, një marrëveshje për t’i shitur Dohas një numër të paspecifikuar dronësh MQ-9 Reaper dhe një sistem kundër-dronësh FS Lids.

“Pas nënshkrimit të këtyre dokumenteve, ne po kalojmë në një nivel tjetër të marrëdhënieve midis Katarit dhe SHBA-së. kështu që doja vetëm t’ju falënderoja, z. presidentit, për këtë vizitë historike”, tha al-Thani.

Kategoritë
BotaLajme