Kapet në Zvicër çifti shqiptar që kërkohej me fletarrest nga Italia

[Editor's note: gestellte Szene] Polizistin, links, und eines Polizisten der Kantonspolizei Zuerich in offizieller Uniform mit entsprechenden Ausruestungsgegenstaenden und Dienstfahrzeug im Hintergrund, fotografiert am 24. August 2020 in Urdorf. (KEYSTONE/Gaetan Bally)

Policia kantonale e Cyrihut arrestoi një grua dhe një burrë në Weiningen të hënën, të cilët janë shpallur ndërkombëtarisht, nga Italia, për arrestim.

Hetuesit vunë re një automjet me targa italiane në Zürcherstrasse në Weiningen. Kur u kontrolluan personat në automjet, ata nuk mundën të identifikoheshin, për këtë arsye policia i dërgoi në stacion, shkruan polizeinews.ch. Më pas rezultoi se bëhej fjalë për një shtetas shqiptar 44-vjeçar dhe një shtetase shqiptare 38-vjeçare, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Dyshja me sa duket ishte arratisur nga një burg. “Dy personat ikën nga ekzekutimi i një dënimi me burg lidhur me një krim të dhunshëm”, shkruan Policia Kantonale. Dëmtimi i rëndë trupor konsiderohet krim i dhunshëm.

Policia në kontrollin e automjetit ka sekuestruar edhe mjetet e vjedhjes, përcjell albinfo.ch. Pasi policia ka përpunuar rastin, dy personat u dërguan në prokurorinë publike të Cyrihut-Limmat, thuhet në njoftimin e publikuar nga policia.

Kategoritë
BotaLajme