Kapen 12 shtetas nga Afganistani që po tentonin të futen në Kosovë nga Maqedonia

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se sot rreth orës 04:00, në linjën hyrëse të Republikës së Kosovës në Terminalin Doganor, Han i Elezit, nga Maqedonia e Veriut ka ardhur një kamioni me ngjyrë të bardhë me rimorkio me ngjyrë hiri të cilën e drejtonte shtetasi m/s/RKS,  me inicialet (A. N.), viti i lindjes (1983) nga Graçanica, raporton Gazeta Express.

Nga ana e zyrtarëve policor mjeti është selektuar për kontroll me pajisje-kamera.

Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur bllombën, është hapur rimorkio ku edhe janë gjetur 12 persona shtetas nga Afganistani.

Të gjithë personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor.Në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrant, përderisa personat e identifikuar janë duke u trajtuar konform ligjit për të huaj në Republikën e Kosovës.

Kategoritë
BotaLajme