Kaos në Holandë: “Huliganët e koronavirusit ” djegin gjithçka u del përpara (Video)

Policia Hollandeze përdori ujë dhe gaz lotsjelldje për të shpërndarë protestën e kundërshtarëve të masave kufizuese për shkak të koronavirusit në qendër të Amsterdamit dhe arrestoi më shumë se njëqind njerëz për përdorimin e mjeteve piroteknike. Autoritetet i quajtën protestuesit “korona  huliganësh”.

Protesta erdhi një ditë pasi qeveria vendosi për masa kufizuese që ndalojnë lëvizjen natën, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Midis protestuesve ishin pronarë të restoranteve që kundërshtojnë “bllokimin”, raporton Reuters.

Një protestë u mbajt gjithashtu të Shtunën në mbrëmje, kur 25 persona u arrestuan në të gjithë vendin dhe 3,600 dënime u vendosën për shkelje të shtetrrethimit.

Policia në Eindhoven përdori gaz lotsjellës kundër qindra protestuesve dhe paralajmëroi me altoparlant për të shmangur qendrën e qytetit.

Të shtunën në mbrëmje, gjatë mbrëmjes së parë të shtetrrethimit, protestuesit i vunë flakën një laboratori testimi të koronavirusit në fshatin Hollandez të peshkimit Urk dhe hodhën fishekzjarre.

Kategoritë
BotaLajme