Kancelares gjerman Friedrich Merz shkaktoi sot indinjatën e një pjese të opinionit me deklaratën se Bundestagu “nuk është cirk” për të valëvitur flamurin e ylberit.
“Është një deklaratë shumë e pafat dhe kancelari duhet ta rishikojë sërish,” tha zëvendëspresidenti i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (SPD), Armand Zorn.
Zorn theksoi se në kohë kur anëtarët e komunitetit LGBTQ përballen me armiqësi të hapur, deklarata e kancelarit “nuk është e përshtatshme.”
Kritika edhe brenda vetë partisë së tij
Edhe nga radhët e Unioneve CDU/CSU Merz po kritikohet. “Mendoj se deklarata është e gabuar dhe do ta diskutoj vetë me kancelarin,” tha Soenke Siegman, kryetar i Lidhjes së Lezbikeve dhe Homoseksualëve brenda Unioneve.
Në të njëjtën kohë, kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së dhe një nga politikanët gjermanë më të shquar që nuk e fsheh lidhjen e tij homoseksuale, Jens Spahn, u rreshtua në mbrojtje të kancelarit.
“Kancelaresi i takon plotësisht e drejta. Mendoj se kjo debat i gjatë nuk ndihmon që komuniteti LGBTQ në Gjermani të gëzojë më shumë liri,” tha Spahn.
“Tendë cirku” – deklarata që nxiti kritika
Merz, që që nga maji drejton qeverinë CDU–SPD, mbrojti dje në një intervistë për ARD-në kryetaren e Bundestagut, Julia Klöckner, e cila refuzoi t’i valëvisë flamujt e ylberit ndërtesës së parlamentit me rastin e parakalimit të “Christopher Street Day” në Berlin, siç bënte legjislatura e kaluar.
“Bundestagu nuk është një tendë cirku ku mund të valëviten flamuj sipas dëshirës,” tha Merz.
Komisionerja federale për çështjet queer, Sophie Koch, kritikoi krahasimin e kancelarit:
“Nëse flamuri i ylberit është flamuri i cirkut, çfarë janë qytetarët queer?” komentoi Koch.
Merz njihet brenda CDU-së, të cilën udhëheq, si përfaqësues i krahut konservator.