Kanada, shkon në mbi 10 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë Federale kanadeze të Shëndetësisë, 271 vdekje të reja nga COVID-19 janë regjistruar në gjithë vendin gjatë javës së fundit, me çka numri i viktimave është rritur në 10.051

Numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në gjithë Kanadanë ka shkuar në mbi 10 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë Federale kanadeze të Shëndetësisë, 271 vdekje të reja nga COVID-19 janë regjistruar në gjithë vendin gjatë javës së fundit, me çka numri i viktimave është rritur në 10.051.

Numri i rasteve pozitive në Kanada është rritur gjithashtu me 28.775 në javën e fundit, duke arritur në 225.690.

Deri më tani, vendi ka kryer 9.702.468 teste.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i pacientëve që janë shëruar ka arritur në 188.089.

Kategoritë
LajmeVendi