Kalın reagon ndaj rekrutimit me forcë të 2.700 të rinjve në Al-Hasakah

“Mjaft idealizimit dhe romantizimit të PKK-së në Siri nga Perëndimi. A do të thonë ndonjë gjë mbështetësit e saj? Me shumë mundësi sërish nuk do të thonë asgjë”, deklaroi Kalın

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ka reaguar ndaj rekrutimit me forcë të 2.700 të rinjve nga organizata terroriste YPG/PKK brenda një muaji në rajonin Al-Hasakah të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter, Kalın tha se organizata terroriste YPG/PKK vetëm në muajin mars ka rrëmbyer dhe rekrutuar me forcë 2.700 të rinj në Al-Hasakah.

“Mjaft idealizimit dhe romantizimit të PKK-së në Siri nga Perëndimi. A do të thonë ndonjë gjë mbështetësit e saj? Me shumë mundësi sërish nuk do të thonë asgjë”, deklaroi Kalın.

Kategoritë
BotaLajme