Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për mos takimin e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurti.
Ajo në një prononcim për Gazeta Blic e sheh të çuditshme që derisa Rama është në Kosovë, të mos e takojë Kurti atë.
“Është e çuditshme që një kryeministër i shtetit amë të vie në Kosovë dhe të mos takojë kryeministrin e vendit tonë. Ne e pamë që kryeministri Rama e ka pasur një agjendë dhe ka marrë pjesë në një konferencë të LDK-së, gjë që nuk është arsyetim”, thotë ajo.
Sipas Kadrijajt, Kurti ka raporte të ftohta dhe po investon në përçarje të popullit shqiptar.“Ne po i shohim raportet e ftohta, po i shohim se z.Kurti duke u sjellë me fudullizëm jo që po i kontribuon afrimit të shtetit shqiptar por po investon në përçarjen e popullit shqiptar. Njëjtë ka vepruar edhe në Shqipëri, ku pati marrë pjesë në zgjedhje, edhe si kryeministër ka shkuar dhe ka votuar, duke e përdorur gjithë infrastrukturën e shtetit që dikur thoshte s’do të endem me xhipa të zinj”, vlerëson deputetja për Gazeta Blic.
Ajo thotë se Kurti po përzihet edhe në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe në preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që është gabim i madh, derisa shton se këtë po e bën pasi s’ka rezultate në Kosovë.
“Më pas përzierja në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe në preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ky është një gabim i madh pjesëmarrja e tij dhe lobimi në zgjedhje atje, Kurti, deputetë të VV-së dhe ministra në Maqedoni. Kurti po vuan nga egoja që s’ka bërë asgjë për vendin dhe duke qenë që nuk e ka asnjë rezultat dhe asnjë performancë për vendin, ajo që po e bën është përçarja e popullit dhe partive politike jo vetëm në Kosovë por anekënd vendit. Në Shqipëri s’ia ka dalë, as në Maqedoni sepse ishte Ali Ahmeti që dominoi dhe fitoi, pavarësisht që nuk janë në pushtet”, thekson Kadrijaj.
Ajo shton se Kurti po vazhdon me mashtrime dhe është izoluar përpos nga Tirana, edhe nga rajoni e më gjerë.
“Ky është Albin Kurti, po vazhdon me mashtrime, po sillet si mashtrues dhe jo që është izoluar nga Tirana zyrtare por është kryeministri që është izoluar edhe nga vendet e rajonit por edhe më gjerë”, deklaron deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj./Gazeta Blic/