Joseph: Bllokada e Serbisë s’është e limituar vetëm me hyrjen e Kosovës në OKB

Edward P. Joseph, profesor amerikan ka thënë se qëndrimet e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, e arsyetojnë kërkesën e Kosovës që Beogradit të nënshkruajë të tri marrëveshjet që kanë përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së.

Joseph, përmes një postimi në rrjetin social X ka thënë se bllokada e Serbisë s’është e limituar vetëm me hyrjen e Kosovës në OKB.

Më 4 dhjetor, Daçiç nënvizoi deklaratën e presidentit Vucic që ai nuk e ka nënshkruar planin franko-gjerman. Daçiç tha “ kjo nënkupton që ne nuk pranojmë ndonjë interpretim që implikon njohjen e Kosovës dhe që nuk ka hyrje të Kosovës në OKB”, ka shkruar Jopseh.

Ai përmend deklarimin tjetër të Daçiç se “çfarë është mirë rreth OSBE-së, është që Kosova s’mund të bëhet kurrë anëtare e organizatës sepse kërkohet konsensus për këtë dhe Serbia kurrë s’do të pajtohet për këtë”.

Kategoritë
LajmeRajoni