“Pozicioni ynë me Turqinë dhe Sirinë është i bashkuar në mbështetjen e sigurisë, stabilitetit dhe sovranitetit të Sirisë, dhe në bashkëpunimin për t’u përballur me të gjitha sfidat”, tha ministri i Jashtëm Ayman Safadi në Ankara
Jordania tha sot se po koordinohet me Turqinë, Sirinë, shtetet arabe dhe bashkësinë ndërkombëtare “për t’i dhënë fund agresionit të Izraelit” në territorin sirian, raporton Anadolu.
“Pozicioni ynë me Turqinë dhe Sirinë është i bashkuar në mbështetjen e sigurisë, stabilitetit dhe sovranitetit të Sirisë, dhe në bashkëpunimin për t’u përballur me të gjitha sfidat”, tha ministri i Jashtëm Ayman Safadi në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij turk dhe atë sirian, Hakan Fidan dhe Asaad al-Shaibani, pas një takimi trepalësh në Ankara.
“Ne po koordinohemi me vëllezërit tanë në Siri dhe Turqi, si dhe me kombet arabe dhe bashkësinë ndërkombëtare, për t’i dhënë fund agresionit izraelit kundër Sirisë”, shtoi ai.
Kryediplomati jordanez tha se gjatë diskutimeve të tij me ministrin e jashtëm turk dhe atë sirian u morën përsipër mekanizma “për të luftuar DAESH-in dhe të gjitha format e terrorizmit, pasi terrorizmi është një kërcënim për të gjithë ne”.